Napoli ka fituar ndaj Romës me rezultat 0-1 në Serie A.
Ishte një ndeshje me raste nga të dy anët, por në përgjithësi mysafirët ishin më të mirë.
Pjesa e parë ishte e heshtur, në përjashtim të golit nga Lorenzo Insigne në minutën e 20-të.
Pjesa e dytë i takoi Romës, ishte Federico Fazio në minutën e 70-të që rrezikoi portën kundërshtare duke goditur shtyllën.
Në minutën e 84 rrezikoi Bruno Peres, por edhe braziliani goditi shtyllën, duke treguar edhe një herë se fati i kishte kthyer shpinën klubit nga kryeqyteti italian.
Pas kësaj fitore Napoli renditet i pari në Serie A me 24 pikë, pra të gjitha fitore në tetë xhirot e para. Roma vazhdon në të pestën me 15 pikë, por me një ndeshje më pak.
Ndeshja e ardhshme e Napolit është ndaj Interit, kurse romakët udhëtojnë në Torino. /Telegrafi/