Napoli ka shënuar fitore ndaj Udineses në kuadër të javës së 36-të në Serie A me rezultat 5-1.
Dyshja shqiptare Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj ishin në fushë nga minuta e parë në këtë sukses të skuadrës që e afron me Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë u mbyll 2-1 në të mirë të napolitanëve pas golave të Piotr Zielnskit dhe Fabian Ruiz, ndërsa për Udinen shënoi Okaka.
Në pjesën e dy Napoli shënoi edhe tri hErë tjera për të larguar dilemën e fituesit.
Hirving Lozano, Di Lorenzo dhe Lorenzo Insigne shënuan golat për rezultatin përfundimtar 5-1.
Napoli aktualisht kalon në vendin e dytë me 73 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by SofaScore LiveScore