Telegrafi

Napoli nderon Hamsikun – Ai shënon golin e 117, në minutën e 17, me fanellën me numrin 17 (Foto)

CROTONE, ITALY - DECEMBER 29: Marek Hamsik of Napoli celebrates after scoring his team's opening goal during the serie A match between FC Crotone and SSC Napoli at Stadio Comunale Ezio Scida on December 29, 2017 in Crotone, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Marek Hamsik padyshim është një nga lojtarët më të mirë në histori të Napolit.

Pasi e theu rekordin e Diego Armando Maradonas me 116 gola të shënuara në histori të Napolit, klubi kishte prodhuar fanella të veçanta për të.

Në ndeshjen e sotme ndaj Crotones ato u veshën nga skuadra në shenjë respekti për sllovakun.

Ai ka shënuar golin e katërt sezonal kundër Crotones, në pjesën e parë, ndërsa të 117-tin me fanellën e Napolin.

Por goli ishte i veçantë, pasi u shënua në minutën e 17-të, nga lojtari që mban fanellën me numrin 17-të dhe ishte i 117-ti në karrierë për këtë klub.

Marek Hamsik feston golin me fanellën e Napolit /Getty Images)

Hamsik është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori të këtij klubi.

Ky është sezoni i 10-të i sllovakut te Napoli. /Telegrafi/