Telegrafi

“Napoli na kërkoi 67 milionë për Koulibalyn”

Njëri nga aksionarët kryesorë të Evertonit, Farhad Moshiri, pretendon se skuadra e tij shkoi te Napoli për të pyetur për çmimin e tij, por skuadra italiane kërkoi hiç më pak se 67 milionë euro.

Duke folur për talkSPORT të hënën, Moshiri shpjegoi se si Everton kishte shkuar kokë më kokë me Chelsean për Koulibaly pasi ata kishin shitur John Stones te Manchester City dhe kishin hasur në një situatë të ngjashme me Manolo Gabbiadinin.

“Ne u përpoqëm për të blerë [Kalidou] Koulibaly nga Napoli dhe ata donin 60 milionë funte apo 67 milionë euro”, Moshiri për talkSPORT, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Koulibaly largon skuadrat angleze, vazhdon kontratën me Napolin

“Ne konkurruam me Chelsean për të, shkuam deri në çmimin e kërkuar dhe ata nuk donin të shesin”.

“Çdo mbrojtës tani në Evropë duket se kushton 50 milionë funte edhe nëse është 29 apo 30-vjeçar”, përfundoi agjenti iranian. /Telegrafi/