Napoli ka lëshuar një deklaratë duke mohuar raportimet e mediave se presidenti i këtij klubi, Aurelio De Laurentiis, ka kontaktuar UEFA-n për të diskutuar rreth zëvendësimit me Juventusin në Ligën e Kampionëve.
Napoli përfundoi i pesti në Serie A këtë sezon, duke humbur Ligën e Kampionëve, pasi katër vendet e para u zunë nga Interi, Milani, Atalanta dhe Juve.
Sidoqoftë, Bianconerët mund të përjashtohen nga turnet e UEFA-s për shkak të krijimit të Superligës, ndërsa Napoli në teori do të ishte klubi i radhës për t’i zëvendësuar ata.
“Presidenti Aurelio De Laurentiis nuk e ka kontaktuar UEFA në lidhje me mundësinë e hyrjes në edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”.
President Aurelio De Laurentiis has not contacted UEFA about the possibility of entering next year's Champions League. The claim made by BeIN Sports is completely baseless.
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) June 5, 2021
“Thashethemet e raportuara nga Bein Sports janë krejtësisht pa bazë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi. /Telegrafi/