Site icon Telegrafi

Napoli kritikon mediat dhe agjentët e Kvaratskhelias për bisedimet rreth rinovimit të kontratës

Napoli i quajti shpifje raportimet rreth negociatave për zgjatjen e kontratës së Khvicha Kvaratskhelia, duke fajësuar mediat që kanë “agjentët e lojtarit si burimin e tyre të vetëm”.

Kampionët e Serie A lëshuan një deklaratë mjaft agresive në Twitter të martën në lidhje me zgjatjen e mundshme të kontratës së gjeorgjianit.

“Duke pasur agjentin e lojtarit si burimin e vetëm, disa media vazhdojnë të raportojnë negociatat e supozuara për zgjatjen e kontratës së Kvaratskhelias”, thuhet në reagimin e Napolit.

Lexo po ashtu Lista me 20 lojtarë: Renditen favoritët e Topit të Artë për vitin 2023

“Është shpifje. Askush nga Napoli, Mauro Meluso, Maurizio Micheli, Aurelio de Laurentiis apo Andrea Chiavelli, nuk e ka diskutuar ndonjëherë zgjatjen e mundshme të kontratës së lojtarit (kontrata e të cilit skadon pas katër vitesh)”.

Ylli gjeorgjian iu bashkua Napolit për rreth 10 milionë euro në vitin 2022 dhe frymëzoi sezonin e tyre fitues të titullit në Serie A në sezonin 2022-2023 me 12 gola dhe 13 asistime në 34 ndeshje të ligës.

22-vjeçari aktualisht fiton rreth 1.2 milionë euro në Stadio Maradona dhe mediat italiane kishin raportuar se Napoli do t’i ofronte atij një pagë të re afër 3-4 milionë euro. Megjithatë, ky nuk duket të jetë rasti pasi Partenopei kanë konfirmuar se ata kurrë nuk kanë diskutuar një marrëveshje të re të mundshme me përfaqësuesit e gjeorgjianit.

Kvara kishte humbur ndeshjen e parë të Serie A të 2023-24 kundër Frosinone për shkak të probleme me muskuj, por dha një asist për kapitenin Giovanni Di Lorenzo në fitoren 2-0 ndaj Sassuolos. /Telegrafi/

Exit mobile version