Trajneri i Chievos, Rolando Maran, beson se Napoli ka drejt të besojë në titull.
Chievo udhëton te Napoli këtë fundjavë për të zhvilluar ndeshjen e radhës në Serie A, teksa trajneri ka pasur fjalë të mëdha për Napolin.
“Napoli duhet që të besojë në synimin maksimal, që të qëndrojë në krye në 11 ndeshjet e fundit”.
“Ne duam synimin tonë, ata kanë të drejt të besojnë në gjënë e tyre. Ne duhet të luajmë ndshje perfekte dhe të japim më të mirën. Ne do të kërkojmë fitore te Napoli”, deklaroi Maran. /Telegrafi/