Napoli është i interesuar për dyshen e Veronas, mbrojtësin Amri Rrahmani dhe mesfushorin Sofyan Amrabat.
U flit gjatë ditës se Napoli ofron 10 milionë euro për Amrabat, që për të ka interesim edhe nga Fiorentina dhe Inter.
Gazzetta dello Sport shkruan se Napoli nuk do të ndalet vetëm për Amrabat, pasi është vënë edhe pas Amir Rrahmanit.
Mbrojtësi 25-vjeçar ka kaluar në Itali nga Dinamo Zagreb, ku ka shkëlqyer, duke i zhvilluar 14 ndeshje.
Sipas gazetës, klubet vetëm i kanë filluar kontaktet dhe janë pozitive, ku mund të ketë një marrëveshje për janar.
Napoli pritet të bëjë ndryshime të mëdha pasi presidenti Aurelio De Laurentiis nuk është i kënaqur me shumë prej lojtarëve. /Telegrafi/