Telegrafi

Napoli ia cakton çmimin Osimhenit

Napoli po kërkon 100 milionë euro për Victor Osimhen këtë verë, pretendon Fichajes.

Sulmuesi kërkohet nga Real Madrid, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Newcastle dhe Arsenal, por skuadra e Serie A ka paralajmëruar se ai nuk do të jetë i lirë.

Skuadra italiane në kohët e fundit është tunduar nga ofertat e shumta për sulmuesin, por ngurron ta shesë nën atë shumë.

Lexo po ashtu Si mund të luajë Unitedi në edicionin 2022/23 me tri transferime të reja

Lojtari është i hapur për një kalim në La Liga ose Ligën Premier, mirëpo Napoli i ka njoftuar klubet tashmë për çmimin e lojtarit.

Osimhen është njëri ndër sulmuesit më efektiv në Serie A, pasi deri më tani ka shënuar 11 gola.

Napoli është një klub vështirë për t’u arritur marrëveshje, pasi duan të fitojnë maksimumin nga një lojtar. /Telegrafi/