Telegrafi

Napoli fiton pa vështirësi te Salernitana dhe vazhdon rrugën drejt titullit

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim te Salernitana në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.

Ekipi i Luciano Spallettit ka vazhduar formën e mirë në kampionat duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke ruajtur epërsinë me ndjekësit në krye të tabelës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç menaxhimit të topit dhe disa raste, shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutat shtesë me anë të Giovanni Di Lorenzo, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Andre Zambo Anguissa.

Në pjesën e dytë, përsëri Napoli ishte skuadër më e mirë, duke krijuar edhe më shumë sesa në pjesën e parë dhe duke shënuar golin e sigurisë.

Ishte sulmuesi Victor Osimhen, i cili nga afërsia shënoi në minutën e 48-të për 0-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Napoli e sheh veten në pozitën e parë me 50 pikë apo 12 më shumë se Milani i vendit të dytë me një ndeshje më pak, ndërsa Salernitana renditet e 16-ta me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Partopei e pret në shtëpi Romën, teksa Salernitana udhëton te Lecce. /Telegrafi/