Napoli e ka mposhtur Romën në kuadër të javës së 30-të në Serie A me rezultat 2-1.
Edhe pse të dy skuadrat kishin shanse të mira shënimi në pjesën e parë, portat mbetën të paprekura, për të lënë spektalin në pjesën e dytë.
Në 45 minutëshin e dytë, tre gola u shënuan, me napolitanët që dolën triumfues nga kjo sfidë.
Ishte Jose Maria Callejon që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 50-të me një asistim të Mario Ruit.
Por, epërsia e vendasve zgjati vetëm pesë minuta, pasi Henkrih Mkhitaryan (60’) shënoi nga një shërbim i Edin Dzekos.
Napolitanët ishin të fokusuar më pas tërësisht në sulm dhe arritën të rikthenin epërsinë me golin e Lorenzo Insignes që u shënua në minutën e 82-të.
Me këtë fitore në javën e 30-të, Napoli gjendet në pozitën e gjashtë me 48 pikë, aq sa ka edhe Roma në të pestin.
Në xhiron e 31-të Napoli luan me Genoan, ndërsa Parma takohet me Parman. /Telegrafi/