Në ‘Stadio Diego Armando Maradona’ zhvillohet ndeshja kthyese e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Napolit dhe Eintracht Frankfurtit.
Skuadra italiane fitoi me rezultat 2-0 në sfidën e parë në Gjermani dhe është favorite për të vazhduar në çerekfinale.
Në anën tjetër, ekipi gjerman duhet të fitojë me epërsi prej më shumë se tre golash për të vazhduar tutje, ose së paku të krijojë avantazh prej tre golash që ta dërgojë ndeshjen ne vazhdime.
Zgjedhjen e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë e anë bërë trajnerët Luciano Spalletti dhe Oliver Glasner.
Formacioni startues i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Formacioni startues i Eintracht Frankfurtit: Trapp; Buta, Ndicka, Tuta; Knauff, Rode, Sow, Lenz; Gotze, Kamada; Borre.
/Telegrafi/