Khvicha Kvaratskhelia sot (e diel, 12 shkurt) i ka mbushur 22 vjet dhe Napoli është kujdesur për një urim të veçantë.
Gjeorgjiani ka qenë një sensacion absolut për liderin e Serie A këtë sezon duke kontribuuar me 10 gola dhe 14 asistime në 22 ndeshje zyrtare (në kampionatin italian dhe Ligën e Kampionëve).
Partenopei përballen me Cremonesen këtë mbrëmje dhe ai shpreson që të festojë me një fitore të radhës.
Në ndërkohë, pasi tifozët ia kishin vënë nofkën Kvaradona, sipas legjendës Diego Armando Maradona, klubi ka gjetur një tjetër emërtim intrigues.
Kësaj radhe, Kvaratskhelia është bërë Kvaravaggio, i emëruar në bazë të piktorit të Renesancës dhe Barokut, Caravaggio. /Telegrafi/
🎉 Buon compleanno, Kvaravaggio!
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/Mc2Rr5n6wB
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) February 12, 2023