Napoli e nis me hap kampioni, teksa ka fituar ndeshjen hapëse të Serisë A ku triumfoi në udhëtim te Frosinone 1-3.
Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen konfirmohet sërish pika më e fortë e kampionëve në fuqi të Italisë, pasi shënoi dy herë në portën e romanëve, teksa gjeti rrjetën edhe Politano, që riktheu barazimin e përkohshëm.
Frosinone e nisi vrullshëm dhe gjeti golin e avantazhit me Harroui, i cili shënoi me penallti edhe golin e parë të sezonit në Serinë A.
😉 È tornato con una missione: abbattere le porte avversarie
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/KwHpqNpR9Z
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) August 19, 2023
Megjthatë Napoli i Rudi Garcias reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 24-të me Matteo Poliitanon.
E në minutën e 42-të, ishte Victor Osimhen që i dha epërsinë napolitanëve, ku pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-2.
Krejt çfarë bëri Napoli në pjesën e dytë ishte edhe goli i tretë i Osimhen 10 minuta para fundit të ndeshjes.
⏹️FULL TIME: #FrosinoneNapoli 1-3
💙#ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/n1cKLDSokt
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) August 19, 2023
Te vendasit u paraqit nga minuta e parë sulmuesi i talentuar shqiptar Marvin Çuni, që ku qëndroi në fushë për 67 minuta.
Ndërkohë te Napoli titullar i padiskutueshëm është Amir Rrahmani. /Telegrafi/