Napoli dhe PSG kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e katër të fazë së grupeve.
Ndeshja e shumëpritur mes Napolit dhe PSG-së ka përballje me të qetë dhe më të baraspeshuar se sa e kaluara.
Pjesa e parë sjelli pak reaste.
Kylian Mbappe rrezikoi i pari në minutën e 23-të, por pa sukses.
Kur pritej të mbyllej pjesa e parë, një kombinim i bukur mes, Neymar e Mbappe e dërgoi përballë portierit mbrojtësin Bernat që shënoi për 1-0.
Pjesa e dytë ishte e zjarrtë me shumë raste me Napolin që e mori lojën në kontroll.
Dries Mertens dy herë, e Callejon dy herë, provuan por pa sukses.
Për ta parë golin e dytë, u desh që Bjorn Kuipers, të akordojë penallti për italianët.
Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Lorenzo Insigne që barazoi rezultatin në 1-1.
Mbappe e kishte rastin e fundit në ndeshje, por që nuk shënoi dhe ndeshja u mbyll baras.
Pas këtij barazimi Napoli ka gjashtë pikë, ndërsa PSG mbetet me pesë pikë. /Telegrafi/