Gazetari i RAI-t, Ciro Venerable, ka zbuluar se gjiganti italian, Napoli, ka arritur marrëveshje personale me talentin e Vitesses, Milot Rashica.
Lajmi është publikuar menjëherë nga mediat e afërta me Napolin.
“Napoli ka biseduar me Vitessen, të cilëve iu ka ofruar 10 milionë për Milot Rashicën. Këtu ka një marrëveshje me lojtari. Marrëveshja me të është mbyllur, por ka vetëm një problem, pasi Napoli mund të preferojë Herreran. Marrëveshja më pas mund të ftohet”, shkruan “Areanapoli.it”, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Rashica është talent i dalë nga klubi i Vushtrrisë, derisa në Vitesse u transferua verën e kaluar, ku shkëlqeu që në sezonin e tij të parë.