Site icon Telegrafi

Napoli i Antonio Contes merr fitore, Amir Rrahmani protagonist

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka asistuar në njërin gol në fitoren 3-0 që Napoli e arriti në shtëpi ndaj Bolognas, në kuadër të xhiros së dytë të Series A të Italisë.

Rrahmani asistoi në golin e dytë të ndeshjes të shënuar nga Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 75-të.

Ai luajti tërë ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

 

Golin e parë për Napolin e shënoi Giovanni Di Lorenzo (45+2’) ndërsa të tretin Giovanni Simeone (90+4’).

Kjo është fitorja e parë e Antonio Contes te Napoli./Telegrafi/

Exit mobile version