Napoli është duke u përgatitur ta shes Kalidou Koulibalyn për një shumë prej 100 milionë euro.
Drejtori sportiv i klubit, Cristiano Giuntoli nuk ka ndërmend ta lejojë mbrojtësin të largohet, por shuma e madhe e ofruar mund ta ndryshojë situatën.
Mendja do të ndërrohet nëse del një klub që do të ishte i gatshëm të paguante 100 milion euro.
Senegalezi erdhi nga KRC Genk për 7.75 milionë euro në korrik të vitit 2014, por që atëherë është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.
I njohur me nofkën ‘K2’, mbrojtësi kërkohet nga klube si Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United.
Koulibaly ka shënuar pesë gola në Serie A këtë sezon, duke përfshirë edhe golin që e mposhti Juventusin në Torino.
Napoli pritet të bëjë ndryshime në klub këtë edicion. /Telegrafi/