Telegrafi

Napoli 1-1 Roma, notat e lojtarëve: Vlerësimi për Amir Rrahmanin dhe futbollistët e tjerë

Napoli dhe Roma kanë luajtur baras në derbin e javës në Serie A, 1-1.

Dy skuadrat e mëdha italiane janë përballur mes vete në Diego Armando Maradona Stadium, në një sfidë tejet të zjarrtë.

Lorenzo Insigne kaloi napolitanët në epërsi në pjesën e parë nga penalltia, por në fund të ndeshjes Stephan El Shaarawy barazoi shifrat në 1-1.

Portieri i Napolit, Alex Meret mori notën më të lartë në ndeshje, teksa paraqitje të mirë patën edhe Lorenzo Insigne e Hirving Lozano.

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani pati paraqitje modeste dhe u vlerësua me notën 6,6.

Ndërkohë te Roma dy më të mirët në fushë ishin kapiteni Lorenzo Pellegrini dhe golashënuesi Stephan El Shaarawy, /Telegrafi/