Telegrafi

Nantes nderon Emiliano Salan që ndërroi jetë në aksidentin tragjik me aeroplan – përfshin argjentinasin në formacionin e dekadës

Nantes e ka nderuar Emiliano Salan, duke e përfshirë në formacionin e dekadës së tyre.

Argjentinasi ndërroi jetë në janar të vitit të kaluar, derisa po e kompletonte transferimin e tij nga skuadra franceze te Cardiff City.

Sala po udhëtonte me aeroplanin privat në drejtim të Britanisë së Madhe, mirëpo së bashku me pilotin u rrëzuan në brigjet e Anglisë.

Nantes ka nderuar Emiliano Salan duke e futur në formacionin e dekadës, derisa është votuar edhe nga tifozët me 100% të votave.

Formacioni i dekadës së kaluar te Nantes: Riou, Dubois, Pallois, Diego Carlos, Lima, Bessat, Rongier, Veretout, Simon, Djordjevic, Emiliano Sala. /Telegrafi/