Site icon Telegrafi

Nantes luan ndeshjen e parë pas zhdukjes së Sala, e gjithë skuadra me emrin e argjentinasit në fanellë

Nantes do ta zhvillojë ndeshjen e parë kampionale pa Emiliano Sala, ku do të përballet në shtëpi me St Etiennen.

Futbollist argjentinas që u zhduk në fillimin e javës së shkuar, kishte kaluar nga Nantes te Cardiff City.

Aeroplani gjatë udhëtimit u zhduk dhe deri më tani nuk dihet më asgjë për të.

Ish-ekipi tij ka përgatitur të gjitha fanellat në nderim të Salas dhe gjithë lojtarët do të dalin me emrin e tij në duelin kampional të Ligue 1 ndaj St-Etienne.

Sala, ishte duke udhëtuar me një aeroplan të vogël në Kanalin de la Manche teksa po shkonte për ta filluar aventurën te Cardiff City.

Ekipi francez gjithashtu ka nxjerr në shitje disa fanella me imazhin e tij dhe të gjitha paratë e grumbulluara do t’i dorëzohen familjes së argjentinasit.

Ata tashmë kanë filluar kërkimin privat pas ndalesës nga autoritetet franceze dhe ato angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version