Ish-lojtari i kombëtares portugeze, Luis Nani u kthye në vendlindje këtë verë, ku luan për Estrela Amadora dhe tani u gjend në qendër të një historie surreale, pas së cilës u raportua edhe në polici.
Sipas asaj që raportohet nga tabloidi The Sun, një tifoz i Estrela Amadora është shfaqur mëngjesin e së enjtes në qendrën sportive të klubit me një fanellë me emrin e Nanit, në të cilën portugezi luajti në Euro 2016 kur u bë kampion i Evropës.
Djali tha se fanella nuk është origjinale, as se lojtari e ka veshur gjatë turneut, por se e ka blerë në Vinted. Kur po largohej pas stërvitjes, Nani u afrua nga një djalë i cili i kërkoi t’i jepte autograf fanellës dhe më pas Nani bëri të papriturën.
Former Man Utd star Nani 'reported to police for swiping shirt from fan – after claiming it was STOLEN'https://t.co/8dC3uNktWE
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) October 18, 2024
Ai e shikoi fanellën disa herë dhe e pyeti djalin se nga e mori atë, më pas fjalë për fjalë ia rrëmbeu fanellën dhe iku duke i lënë të gjithë të pranishmit të habitur.
Djali më pas vendosi të paraqesë një kallëzim në polici kundër Nanit për të marrë një rimbursim ose fanellën e tij, dhe asi portugez më pas doli duke pretenduar se mendonte se ishte një fanellë që ishte vjedhur nga shtëpia e tij në vitin 2017 dhe njoftoi se do të provonte për ta zgjidhur këtë situatë.
Estrela Amadora është klubi i dhjetë në karrierën e pasur të Nanit në të cilin ai ka luajtur për Sporting, Manchester United, Fenerbahce, Valencia, Lazio, Orlando City, Venecia, Australian Melbourne Victory dhe turke Adana Demirspor. /Telegrafi/