Ish-anësori i Manchester United, Nani, ka thënë se Louis Van Gaal nuk përshtatet me filozofinë e Unitedit.
Sipas Nanit, Van Gaal i trajton lojtarët si fëmijë.
“Ai nuk më shfrytëzoi në para-sezonë. Unë isha lojtari që kishte minutazhë më të ulët në kampionat dhe jam ndjerë se ai nuk llogarit në mua”.
“Ai dhe asistenti i tij brohorisnin lojtarëve sikurse të ishin fëmijë, sikurse të ishin 18 vjeçarë dhe unë mendova: Kjo inuk është mënyra e duhur se si duhet të trajtohemi sepse jemi profesionistë, po stërvis secilën ditë, dhe nuk po bëj asgjë gabim, jam duke vënë gjithë cilësinë time në stërvitje”.
“Ata brohorisnin dhe na tregonin si të pasohemi. Ishte katastrofë. Vështirë të luhet futbolli ashtu. Futbolli është instinkt. Eshtë vendimmarje, ajo që ti sheh”.
“Nëse shikoni se mund të godisni, bëjeni. Nëse duhet ta ndalni, ndaleni topin. Nëse dribloni, dribloni. Kështu bëhen gola të ndryshëm”, u shpreh Nani. /Telegrafi/