Telegrafi

Nani: Kurrë nuk kam dashur të largohem nga United

Asi i Valencias, Nani, ka pranuar se ai kurrë nuk ka dashur të largohet nga Manchester United.

Nani u shit te Fenerbahce vitin e kaluar, para se t’i bashkohej Valencias këtë verë.

“United ishte ekipi im, shtëpia ime. Aty unë i fitova krejt sukseset, fitova tituj dhe gjithë atë që kam sot në jetën time”.

“Kam dashur që të qëndroj, por kam dashur të luaj”.

“Kur iu bashkova, ideja ishte të luaj sa më shumë, por nuk ndodhi. Kështu që mora vendimin dhe vendosa të jem i lumtur, të kënaqem me jetën dhe futbollin. Unë jam i kënaqur për vendimin që mora”, deklaroi Nani. /Telegrafi/