Ish-anësori i Manchester Unitedit, Luis Nani është duke menduar rikthimin në Premier Ligë në fund të këtij sezoni.
Portugezi u transferua te Fenerbahçe pas tetë vjet qëndrimi tek Unitedi, por 29-vjeçari raportohet se është duke u përgatitur për rikthim në Angli.
One World Sports raporton se Nani ka një klauzolë lirimi prej 6.5 milionë funteve dhe kjo ka joshur interesimin e klubeve angleze, italiane dhe spanjolle, transmeton koha.net.
Nani për Djajtë e Kuq ka shënuar 40 gola në të gjitha garat.