Site icon Telegrafi

NANË

Nga: Roger Waters (Pink Floyd, albumi “The Wall”, 1979)
Përktheu: Agron Shala

Nanë, çka thu, bombën a kanë me e lëshu?
Nanë, çka thu, këtë kangë a kanë me dëshëru?
Nanë, çka thu, a kanë me m’mundu?
Oh, nanë, a duhet murin me ndërtu?

Nanë, a duhet për kryetar me garu?
Nanë, a duhet qeverisë me i besu?
Nanë, a kanë me m’ba batare mu?
Oh, a ásht veç humbje e kohës për mu?

Praj tash djali jem, ti nuk duhet me lotu
Krejt ankthet tua nana ka me t’i jetësu
Krejt tutën e saj nana te ti ka me e gjujtë
Nana ka me t’mbajtë k’tu, nër krahin e saj
S’të len me fluturu, ama mun’ t’len me knu
Nana gjithmonë ka me t’mbajtë rahat e t’sigurt

Oh, djali, djali jem
Padyshim nana ka me t’ndihmu, murin me ndërtu

Nanë, çka thu, a ásht e mirë ajo për mu?
Nanë, çka thu, a ásht e rrezikshme ajo për mu?
Nanë, djalin tand ajo a ka me lëndu?
Oh, nanë, zemrën a ka me ma copëtu?

Praj tash djali jem, ti mos kaj
Nana krejt dashnoret ka me t’i kontrollu
Nana s’e lejon asnje kudër me t’u afru
Nana ka me pritë derisa t’kthehesh n’shpi
Nana gjithmonë ka me ditë ku je kanë ti
Nana ka me mbajtë djalin shnosh e mirë

Oh, djali, djali jem
Gjithmonë fëmijë për mu ki me mbetë 

Nanë, a ásht dashtë (muri) me kanë kaq i naltë?

Lexo po ashtu Tullat e shoqërisë në murin mental

Exit mobile version