Mesfushori belg, Radja Nainggolan ka mohuar edhe njëherë largimin e tij nga Roma.
Pasi është duke kaluar nëpër një formë të mirë, ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.
Mirëpo Nainggolan ka mohuar se do të largohet duke thënë se Roma është shtëpia e tij dhe se nuk e mendon largimin.
“E kam përsëritur qindra herë dhe përsëri po them se nuk largohem dot nga Roma. Kjo është shtëpia ime, ky qytet më ka dhënë shumë mua”, tha belgu.
Ai ka folur tutje edhe për objektivat e klubit që janë të fitojnë trofe këtë edicion.
“Jemi në garë për tre trofe të ndryshëm dhe natyrisht që i duam të gjitha. Besoj se do të fitojmë këtë edicion”, përfundoi Nainggolan. /Telegrafi/