Radja Nainggolan pritet që ta rinovojë kontratën me Romën.
Belgu ka qenë i çartë sa i përket të ardhmes së tij duke thënë se vetën e sheh vetëm me fanellë Giallorosse.
Mesfushorit i është ofruar një kontratë e re dhe më këtë do të largohen edhe interesimet e klubeve evropiane.
Tuttomercatoweb shkruan se marrëveshja është shumë afër dhe diferenca mes kërkesës dhe ofertës është 850 mijë euro.
Kjo ueb faqe beson se marrëveshja do të mbyllet javën e ardhshme.
Nainggolan do të nënshkruajë kontratën e re që do ta mbajë me klubin deri në vitin 2022. /Telegrafi/