Radja Nainggolan ditë më parë kishte thënë se do të pensionohet nga Belgjika, pasi Roberto Martinez nuk e ka ftuar për dy ndeshjet e radhës.
Nainggolan ishte mërzitur pas mungesës së ftesës nga Kombëtarja, por pas bisedimeve me drejtorin e klubit të Romës, Monchi, ai ka ndërruar mendje.
“Isha duke menduar që të përshëndetesha nga kombëtarja belge, por pas bisedimeve me drejtin Monchi vendosa që të qëndroj ende”.
“Ai më tha , se unë duhet të luaj në Kupën e Botës. Do të doja ta bëja këtë gjë edhe pse kam filluar të frikësohem se kjo do të jetë e vështirë.
“Do të isha shumë i dëshpëruar që ta humbisja Kupën e botës për herë të dytë me radhë”, ka thënë mesfushori. /Telegrafi/