Radja Nainggolan ka thënë se kalimi i tij te Cagliari në këtë afat kalimtar veror nuk ka të bëjë asgjë me para.
Mesfushori belg u largua nga Roma në verën e kaluar për te Interi duke shpresuar që të fitonte trofe, mirëpo nuk doli të jetë ashtu për të.
Nainggolan u largua në këtë verë nga Nerazzurët për të kaluar te rivali i tyre në ligë, mirëpo ka thënë se ai nuk e bëri për para , por për gruan e tij që po vuan nga kanceri.
“Kam pranuar oferta nga Kina dhe kisha nevojë të bisedoja me dikë”, ka thënë 31-vjeçari. “Daniele Conti më ka ndihmuar dhe jam shumë i lumtur për vendimin e marrë”.
“Nuk luaj për para. Ndjenja më e mirë që kam këto ditë është ajo që nuk jam largua kurrë nga skuadra”.
“Më duket se sikur e kam kaluar gjithë karrierën time këtu. Këtu jam me familjen time dhe me njerëzit që më duan”, ka shtuar më tej belgu.
Gruaja e Nainggolanit është diagnostikuar me kancer, andaj Naniggolan dëshiron t’i qëndrojë asaj afër. /Telegrafi/