Site icon Telegrafi

Nainggolan i lumtur me vazhdimin e kontratës

Radja Nainggolan është shprehur i lumtur pas nënshkrimit të vazhdimit të kontratës së tij me Romën deri në vitin 2021.

Mesfushori belg ka qenë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane si Interi, Manchester Unitedi dhe Chelsea, por në fund ka vendosur të vazhdoj me skuadrën nga Olimpico.

Lexo po ashtu Zyrtare: Nainggolan vazhdon kontratën me Romën (Foto)

Ky vazhdim i kontratës e ka bërë të lumtur belgun, i cili është shprehur i lumtur që ka vazhduar me Romën, pasi sipas tij kjo është ajo që e ka dashur gjithmonë.

“Unë mendoj se kam demonstruar se kjo është ajo që gjithmonë kam dashur”, ka deklaruar Nainggolan në faqen zyrtare të klubit pas vazhdimit të kontratës.

“Kështu që unë jam shumë i lumtur, sidomos që klubi dhe unë mund të vazhdojmë aventurën tonë dhe të ecim përpara së bashku”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

Exit mobile version