Pas fitores së madhe ndaj Torinos 3-2, Roma tani është më afër Ligës së Kampionëve.
Mesfushori fantastik i Romës, Radja Nainggolan ka folur pas ndeshjes duke treguar për festën e skuadrës.
“Ishte një festë për fitoren, sepse ne bëmë presion shumë në 20 minutat e fundit. Ne jemi të gjithë të lumtur për dy golat e Francescos, ne të gjithë i dimë cilësitë e tij”.
“Pavarësisht moshës, dëshira është aty ne këmbët e tij. Nëse fitojmë ndeshjet ne jemi të gjithë të lumtur”.
“E ardhmja? Unë nuk flas për këto gjëra. Kam lexuar gazetat si ju. Unë jam i lumtur këtu dhe do të bëj gjithçka për ekipin tim”, deklaroi Nainggolan. /Telegrafi.