Radja Nainggolan ka kthyer formën e vitit të kaluar te Roma.
Mesfushori belg ka bërë disa paraqitje mjaftë të mira në ndeshjet e fundit me Romën, duke lënë mbrapa problemet fizike.
E për të ka folur edhe trajneri Luciano Spalletti që e vlerëson lartë mesfushorin belg.
“Tani është Nainggolan që të gjithë e duam. Ai është një luftëtar që bënë çmos për skuadrën në fushë”.
“Radja ka shënuar së fundmi gola të rëndësishëm por ka bërë mirë edhe në mesfushë”.
“Ai kishte disa ndeshje jo të mira, por tani është gjithçka në rregull dhe në formën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Spalletti. /Telegrafi/