Site icon Telegrafi

Nainggolan dhuron 22.000 euro për bamirësi në Belgjikë

Pas sulmeve terroriste në Belgjikë muajin e kaluar, mesfushori i Romas, Radja Nainggolan i ka zgjatur dorën disa studentëve në Antwerp duke i paguar një numër udhëtimesh.

Megjithëse lojtari ishte viktimë e një vjedhjeje shokuese gjatë javës së kaluar, teksa i vodhën 30,000 euro dhe disa ora të mira, kjo nuk e ka ndaluar të bëjë një gjest tepër bujar për vendlindjen e tij.

Katërmbëdhjetë studentë të shkollës “Stedelijk Quellin” në Antwerp kanë marrë një donacion prej 22,000 eurosh nga ish-lojtari i Cagliari-t për të paguar për aktivitetet jashtëshkollore.

Si rezultat i bujarisë së Nainggolan, nxënësit ishin në gjendje të shijonin një raund mini-golfi, luajtën bejsboll, vizituan një kopsht zoologjik dhe një park lojërash.

Megjithëse njihet si një mesfushor i ashpër, mesa duket thellë përbrenda Ninja ka një zemër floriri.

Exit mobile version