Rreth 13 civilë janë vrarë dhe më shumë se 40 njerëz janë plagosur për shkak të një sulmi me raketë në orët e para të mëngjesit në qytetin e Ganjas të Azerbajxhanit.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorit të përgjithshëm në Azerbajxhan.
Përplasjet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit filluan më 27 shtator për shkak të rajonit të diskutueshëm Nagorni-Karabaku.
Në anën tjetër ministria e mbrojtjes armene e mohoi këtë pretendim si dhe akuzoi Bakun për vazhdimin e bombardimeve të zonave të populluara brenda Nagorni-Karabakut si dhe për sulmet në Stepanakert.
Rajoni i diskutueshëm gjendet brenda territorit të Azerbajxhanit, mirëpo është i banuar me shumicë armene.
Përplasjet mes të dyja vendeve vijnë edhe pas dakordimit të një armëpushimi të përkohshëm i cili hyri në fuqi disa ditë më parë. /Telegrafi/