Telegrafi

Nagelsmann pritet të marr drejtimin e PSG-së?

Christophe Galtier nuk do të drejtojë PSG-në sezonin e ardhshëm, ndërsa në krye të listës për ta zëvendësuar është Julian Nagelsmann.

Pronarët e PSG-së nuk mund ta falin Galtier eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munich.

Gazetari francez Abdellah Boulma, deklaron se klubi po mendon të shkarkojë Galtier tani dhe jo në fund të sezonit.

Në atë rast, PSG do të gjente një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit dhe më pas do të sillte një emër të madh në qershor.

I njëjti burim pohon se drejtuesit e PSG-së kanë kontaktuar me Julian Nagelsmann, trajnerin gjerman të shkarkuar së fundmi nga Bayern Munich.

Madje janë zhvilluar bisedimet e para për ardhjen e tij në Paris.

Lexo po ashtu Klauzola që mund të ndalojë Chelsean dhe Tottenhamin të shkojnë për Julian Nagelsmannin

Si trajner i mundshëm i PSG-së përmendet edhe Zinedine Zidane, i cili ka dy vite që është i papunë që nga largimi nga Real Madrid.

Galtier mori drejtimin e PSG-së vitin e kaluar dhe drejtoi klubin për 41 ndeshje. Ai ka arritur 28 fitore me tetë humbje dhe pesë barazime.

PSG është gjashtë pikë përpara Lens dhe Marseille në krye të kampionatit francez./Telegrafi/