Telegrafi

Nagelsmann i gatshëm ta pranojë ofertën e Tottenhamit – por ka një kusht bazë

Tottenham do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me Julian Nagelsmann, me trajnerin gjerman të interesuar për të pasuar Antonio Conten.

Londinezët e veriut duan të emërojnë ish-trajnerin e Bayern Munichut dhe ai është tejet i interesuar. Por, kuptohet se ai dëshiron qartësi mbi pozicionin e Harry Kane – si dhe garanci për transferimet, nivelin e investimeve të skuadrës dhe rishikimin e skuadrës.

Tre trajnerët e fundit afatgjatë të Tottenham – Conte, Jose Mourinho dhe Mauricio Pochettino – të gjithë u ankuan publikisht se lojtarët që i kërkuan nuk u transferuan.

Lexo po ashtu Dalin detaje se si Harry Kane mund të largohet si i lirë nga Tottenhami

Nagelsmann, i cili u shkarkua befasisht në mars nga Bavarezët, ndërpreu bisedimet me Chelsean për shkak të shqetësimeve për strukturën e tyre aktuale.

Kishte gjithashtu pyetje kur doli se ai nuk ishte zgjedhja e tyre e vetme dhe se ata synonin të intervistonin një varg kandidatësh të tjerë.

Lexo po ashtu Nagelsmann refuzoi Chelsean, por po afrohet me Tottenhamin

Forma e Tottenhamit është në rënie të lirë që kur klubi shkarkoi Conten në mars si përgjigje ndaj sulmit të tij të ashpër ndaj asaj që ai e shihte si mungesë ambicie.

Ata kanë arritur të fitojnë vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre pasuese. Ata janë pa fitore në katër të fundit, duke pranuar 15 dhe duke humbur tre prej tyre. /Telegrafi/