Site icon Telegrafi

Nafta vazhdon me humbje

Për të dytën ditë më radhë çmimet e naftës po vazhdojnë me humbje, kjo vjen për shkak të forcimit të dollarit amerikan dhe rritjes së prodhimit të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Telegrafi.

Nafta Brend aktualisht tregtohet me 69.3 dollarë për fuqi, ndërsa gjatë sesionit të tregtimit aziatik ra deri në 68.75 dollarë. Nafta Bruto po tregtohet në rreth 65 dollarë për fuçi.

Gjithashtu dhe tregjet evropiane të aksioneve po qëndrojnë në territor negativ, ndërkohë që forcimi i dollarit dhe rënia e aksioneve të Apple, bëri që Wall Street të publikojë humbjet më të mëdha ditore në pesë muajt e fundit, gjatë sesionit të kaluar te tregtimit. Kërkesa e fortë për naftë nuk ishte e mjaftueshme për të rritur çmimet edhe pse korrelacioni negativ i naftës me dollari preku nivelin më të lartë për një muaj.

Pritshmëritë për rritjen e rezervave të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë në 11 muajt e fundit, mund të ushtrojnë presion mbi çmimet. Prodhimi amerikan po barazohet me dy prodhuesit më të mëdhenj në botë, Arabinë Saudite dhe Rusinë. /Telegrafi/

Exit mobile version