Federata e Futbollit të Marokut ka bërë një ankesë zyrtare në FIFA në lidhje me vendimet e gjyqtarit Cesar Ramos pas humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Francës.
Marokenët humbën 2-0 ndaj skuadrës së Didier Deschamps për t’i dhënë fund një ecurie historike në turne.
Maroku u bë skuadra e parë afrikane që arrin në këtë fazë të një Kupe Botërore.
Megjithatë federata e Marokut nuk është e kënaqur me vendimet e Ramos dhe pretendon se u ka mohuar ‘dy penallti të dukshme’ gjatë pjesës së parë të ndeshjes.
Në një deklaratë në faqen e tyre, federata marokene shkroi: “Federata Mbretërore e Futbollit Maroken proteston ashpër kundër gjykimit të ndeshjes së kombëtares marokene kundër kombëtares franceze, të drejtuar nga Cesar Ramos”./Telegrafi/