FIFA ka postuar një foto të trofeut të Kampionatit Botëror, duke thënë se u mungon edhe atyre.
Pavarësisht kritikave nga mediat ndërkombëtare, Katari ia doli të organizonte një nga turnet më të mirë që ka parë ndonjëherë bota e futbollit.
Pavarësisht akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut dhe atyre të LGBTI, Katari nuk u tërhoq dhe mbajti rregull në organizimin e Kampionatit Botëror.
Derisa emocionet filluan nga 20 nëntori, turneu më i madh në futbollin botëror përfundoi të dielën e javës që shkoi, më 18 dhjetor.
Finalja mes Argjentinës dhe Francës prodhoi shumë emocione, sidomos në pjesën e dytë, kur Kylian Mbappe i barazoi shifrat në 2-2 për 97 sekonda, derisa kishin mbetur 10 minuta nga koha e rregullt.
Ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa Lionel Messi dhe ylli 24-vjeçar shënuan edhe nga një herë, për 3-3, ndërsa në gjuajtjen e penalltive, argjentinasit triumfuan 4-2, për t’u shpallur kampion bote. /Telegrafi/
Trust us, we're missing it too… pic.twitter.com/jbMlNze2p3
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 21, 2022