Telegrafi

MySpace shitet për 35 milionë dollarë

Drejtori ekzekutiv i këtij rrjeti social, Mike Jones do ta braktis kompaninë, dhe me sa duket, bashkë me të do të shkojë edhe një pjesë e stafit.

Në emailin e tij, Jones ka thënë “Sipas marrëveshjes, ne jemi duke bërë disa iniciativa ristrukturimi, duke përfshirë edhe një reduktim të konsiderueshëm në numrin e punëtorëve. Unë do ta ndihmoj Specific Media në periudhën transitore edhe për dy muaj tjerë, para se ta braktis pozitën time si drejtor ekzekutiv i MySpace”.

Pronari i deritashëm i rrjetit social, News Corp, për një kohë të gjatë është shprehur i gatshëm ta shesë MySpace.

Sipas parashikimeve, pritej që çmimi i rrjetit social në rënie të shkonte deri në 100 milionë dollarë, por me sa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë. / Telegrafi /