Pronari i MySpace është duke hulumtuar mundësitë e shitjes dhe shitjes me spin-off për faqen e saj e cila nuk është rritur ashtu siç edhe është planifikuar fillimisht.
Në vitin 2005, News Corporation kishte përvetësuar rrjetin social MySpace për 580 milionë dollarë, duke mundur rivalët e atëhershëm në tender, përkatësisht kompanitë si MTV dhe Viacom.
Mirëpo, drejtori ekzekutiv i News Corp, Rupert Murdoch ka bërë shumë pak investime në rrjetin social, ndërsa ka humbur një pjesë të madhe të tregut, të cilën e ka marrë rrjeti më i madh social në botë për momentin, Facebook. / Telegrafi /