Telegrafi

MySpace largon nga puna gjysmën e të punësuarve?

Madje, një burim për të cilin thuhet se është i afërt me çështjen i ka thënë gazetës se një e treta apo gjysma prej 1.100 të punësuarve në MySpace do të mund të shkarkohen nga puna, dhe se ky lajm do t’u bëhet e ditur atyre brenda këtij muaji.

Në verën e vitit 2007, MySpace ishte rrjeti për shoqërim me më shumë se 80 milionë vizitorë, ndërsa numri i përdoruesve të këtij rrjeti tashmë është zvogëluar në 40 milionë vizitorë në muaj, thuhet sipas Quantcast.

Lajmin për reduktimin e numrit të punëtorëve në MySpace fillimisht e ka raportuar All Things D, i cili gjithashtu është pjesë e grupit News Corp. / Telegrafi /