Sipas këtij raporti thuhet se brenda një muaji numri i anëtarëve në këtë rrjet social ka rënë për 10 milionë.
Që nga janari e deri në shkurt të këtij viti, trafiku i MySpace ka rënë për më shumë se 14.4 për qind, ose nëse matet me anëtarë, nga 73 në 64 milionë anëtarë aktiv.
Nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, trafiku i faqes ka rënë për më shumë se 50 për qind.
Dhe ky lajm vjen menjëherë pas njoftimit se News Corp, që është pronare e faqes, ka thënë se është e gatshme ta she’s rrjetin e saj social, që me sa duket nuk po arrin t’i mbijetojë konkurrencës. / Telegrafi /