Granada ka pësuar humbje në shtëpi nga Gironas në ndeshjen e javës së pestë të La Ligas, ku Myrto Uzuni shënoi një gol.
Mysafirët kishin shënuar tri herë në pjesën e parë, duke treguar forcë përballë Granadas.
Ndërsa në minutën e 64’, sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, iu dha pak shpresë vendasve, pasi shënoi golin e parë për Granadan për 3-1.
⚽️ M. Uzuni
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) September 18, 2023
Granada ka mundur të kthehet në lojë pasi me Boye shënoi për 3-2, por mysafirët gjetën golin e katërt pastaj dhe morën tre pikë.
Goli i sotëm ishte i dyti për Myrto Uzunin në La Liga këtë sezon.
Granada është në vendin e 18-të me tre pikë, teksa Girona renditet në vend të tretë me 13 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore