Myrto Uzuni çdo ditë e më shumë vazhdon të kthehet në futbollistin kryesor të Ferencvarosit, ku kësaj radhe ka gjetur golin në Ligën e Evropës.
Ferencvarosi e mbylli pjesën e parë në barazim 1-1 ndaj Real Betis.
Sulmi shqiptar shënoi golin e barazimit në minutën e 44-të, falë një magjie të tij, duke realizuar gol shumë të bukur.
Sulmuesi beratas këmbëngul me presingun e tij dhe i rrëmben topin mbrojtësit të Real Betis.
Sapo mori topin nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë gjuan duke shënuar për 1-1.
Ky gol i jep shpresa skuadrës së tij që të nxjerr një rezultat të mirë kundër një klubi si Real Betis. /Telegrafi/