Myrto Uzuni e ka filluar si është më së miri vitin 2024.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol për Granadan në përballjen me Cadidizin në kuadër të javës së 19-të në La Liga.
Ishte minuta e 22-të e takimit kur Uzuni realizoi për 1-0 nga një asistim i Lucas Boye.
Ky ishte goli i gjashtë deri më tani për reprezentuesin e Shqipërisë për këtë sezon. /Telegrafi/
https://twitter.com/goalXtreme/status/1742584062231900371