Telegrafi

Muzika shton shijen e verës

Realizuesit e hulumtimit për ndikimin e muzikës në pirjen e verës, presin që tregtarët në të ardhmen në shishet e verës të vendosin rekomandimin se cilën muzikë duhet dëgjuar gjatë pirjes së llojit të caktuar të verës.

Studimi është realizuar me 250 studentë të Universitetit të Edinburghut nga dega e psikologjisë. Ndërmjet tjerash ekspertët kanë zbuluar se shija e Cabernet Sauvignon është shumë më e fuqishme kur pihet duke dëgjuar muzikë “të fortë dhe të rëndë”. Ndërsa Chardonnay është më e mirë nën zërin e një melodie të “lehtë dhe freskuese”.

Kështu, shkencëtarët skocez kanë rekomanduar që Cabernet Sauvignon të shijohet nën tingujt e këngëve, "All Along The Watchtower" (J. Hendrix), "Honky Tonk Woman" (Rolling Stones), "Live And Let Die" (Paul McCartney dhe Wings) dhe "Won’t Get Fooled Again" (The Who).

Ndërsa Chardonnay preferohet me tingujt e këngëve, "Atomic" (Blondie), "Rock DJ" (Robbie Williams), "What’s Love Got To Do With It" (Tina Turner) ose "Spinning Around" (Kylie Minogue).