Site icon Telegrafi

Muzika qetëson më shumë se ilaçet

Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje për këtë arsye është mbajtur edhe një konferencë me temën, "Muzika, shkenca dhe mendimi".

Pikënisja e këtij takimi është pikërisht zbulimi se "muzika na bën më inteligjentë". Një fenomen që deri dje është cilësuar si supozim (shpresa sekrete e shumë artistëve dhe kompozitorëve) po gjen përforcime të mëdha nga ana e shumë studimeve shkencore, të cilat tregojnë se mësimi i muzikës në fëmijëri kontribuon në një mënyrë domethënëse në zhvillimin e disa hapësirave cerebrale dhe rrit aftësinë njohëse-intelektuale, si aftësinë e përqendrimit dhe shpejtësinë e zhvillimit.

Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë

Muzika mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Duket disi dyshuese që mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpesh herë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre

Muzika po tregon se ka një rol shumë të rëndësishëm ndaj terapive të ndryshme. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi. /shqip/

Exit mobile version