Site icon Telegrafi

Muzeu i Mitrovicës “pasurohet” me dy artefakte të veçanta

Muzeu i Mitrovicës

Sot Muzeu i Mitrovicës është “pasuruar” me dy artefakte të veçanta.

Këto artefakte janë një jelek me gajtan ari dhe një këmishë e mëndafshtë, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, këto u punuan në Gjakovë, në vitin 1977 për Sadije Kaçamaku, e cila u martua në familjen Llapashtica në Vushtrri.

“Jeleku dhe këmisha u dhuruan me shumë dashuri nga znj. Nezahate Zhilivoda. Ne jemi mirënjohës për këto dhurata!”, thuhet në njoftim.

Muzeu i Mitrovicës i ka ftuar qytetarët të vizitojnë ekspozitën etnologjike “Një jetë në gajtan” dhe të informohen për pasurinë e trashëgimisë muzale e mjeshtrinë artezanale të veshjeve të rajonit të Mitrovicës. /Telegrafi/

Jeleku me gajtan ari
Këmisha e mëndafshtë

Exit mobile version